Ndërlidhjet

Nis dëgjimi për varrezën masive në Pakistan


Ilustrim

Ilustrim

Gjykata Supreme e Pakistanit ka nisur dëgjimin në rastin e zbulimit të një varreze masive në jug-perëndim të krahinës Balochistan.

Sipas zyrtarëve shtetëror, 13 trupa të dekompozuar janë gjetur në këtë varrezë, e cila është zbuluar gjatë janarit, në qarkun Khuzdar.

Ballohët etnik thonë se në varrezë gjenden më shumë trupa të pajetë, dhe se viktimat ishim bashkëkombas të tyre të cilët ishin kidnapuar nga agjentët pakistanez, si pjesë e fushatës për të ndërprerë aspiratat dhjetëvjeçe të ballokëve për ndarje.

Pakistani ka mohuar ekzistimin e një fushate të tillë që për cak ka ballokët.

Gjatë seancës të së martës në Gjykatën Supreme, administratori i Khuzdarit, Waheed Shah, ka thënë se vetëm dy trupa janë identifikuar deri më tani.

Gjykat Supreme ka inicuar vetë hetime për këtë rast, pas thirrjeve të shumta nga grupe të ndryshme të të drejtave të njeriut, drejtuar Kombeve të Bashkuara, që të hetojnë këtë rast.
XS
SM
MD
LG