Ndërlidhjet

Opozita ukrainase nga kuvendi kërkon reforma kushtetuese


Ilustrim

Ilustrim

Parlamenti i Ukrainës ka nisur punimet në seancën e sotme, ku opozita po shtyn përpara kërkesën e saj për reforma kushtetuese, të cilat do të nënkuptonin më pak pushtet për presidentin.

Lideri i opozitës Vitali Klitschko, gjatë adresimit të tij para ligjvënësve, ka thënë se reformat e tilla janë të nevojshme për t’i dhënë fund krizës politike në vend.

Ai ka fajësuar administratën e presidentit Viktor Yanukovych për trazirat, dhe ka paralajmëruar për eskalim të mëtejmë të situatës.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë së Rajonit, Oleksandr Yefremov, ka hedhur poshtë raportet se bashkëpartiaku i tij, Yanukovych do të thirr zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare, si kusht për daljen nga kriza.

Në ndërkohë, shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton pritet të arrij sot në Kiev, në përpjekje për t’i dhënë fund trazirave, që u nxitën pas refuzimit të presidentit Yanukovych që të nënshkruaj një marrëveshje përafrimin me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG