Ndërlidhjet

logo-print

Gulen do të padit Erdogan, shkruajnë mediet lokale


Turqi - Predikuesik Islami Fethullah Gülen dhe kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan (Ilustrim)

Turqi - Predikuesik Islami Fethullah Gülen dhe kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan (Ilustrim)

Fethullah Gulen, dikur aleat por tani rival i kryeministrit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, do ta padit këtë të fundit, shkruajnë të martën mediet lokale.

Gulen, është predikues islamik, dhe është themelues i lëvizjes Hizmet, ndërsa jeton në ekzil në Shtete e Bashkuara.

Ai pretendon se është dëmtuar për 100,000 lira turke, ose 32,700 euro nga Erdogani, për denigrim të qëllimshëm dhe ofendime të drejtuara kah ai, shkruan sot gazeta Zaman, që është e afërt me lëvizjen e Gulen.

59 vjeçi Erdogan, është në krye të qeverisë turke që nga viti 2003, ndërsa ka fajësuar shtetin “paralel” të ndihmësve të Gulen, që janë brenda aparatit policor dhe gjyqësor, se kanë nisur qëllimisht hetimet për korrupsion gjatë muajit dhjetor.

Dhjeta persona janë arrestuar në këtë ketë operacion anti-korrupsion të policisë, përfshirë edhe djemtë e dy ministrave të kabinetit të Erdogan.

Tre ministra madje, edhe kanë dhënë dorëheqje.
XS
SM
MD
LG