Ndërlidhjet

logo-print

Dënohet sulmi ndaj drejtorit Krasniqi


Ilustrim

Ilustrim

Drejtuesit e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë dënuar ashpër sulmin fizik ndaj drejtorit të shërbimeve teknike dhe administrative të QKUK-së, Rrahim Krasniqi.

“Drejtoria Ekzekutive e QKUK-së, dënon sulmin ndaj z. Krasniqi, duke kërkuar nga organet e rendit dhe ato të drejtësisë që sa më shpejtë të ndriçojnë rastin dhe akterët e kësaj vepre të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e QKUK-së, njofton zyra për media.

Incidenti ka ndodhur një ditë me parë, deri sa persona të maskuar kanë sulmuar Rrahim Krasniqin, derisa ai po dilte nga banesa e tij afër hotelit “Grand” në Prishtinë.



XS
SM
MD
LG