Ndërlidhjet

Gjeorgji: Diskutohet marrëveshja e asocimit dhe tregëtisë së lirë


Irakli Garibashvili dhe Herman Van Rompuy
Irakli Garibashvili dhe Herman Van Rompuy
Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, tha se një nga objektivat kryesore të bllokut është që të nënshkruajë një marrëveshje me Gjeorgjinë këtë vit.

Van Rompuy i ka bërë këto komentet sot pas bisedimeve që ka zhvilluar me kryeministrin gjeorgjian Irakli Garibashvili.

Van Rompuy, nuk e ka saktësuar datën se kur mund të ndodh një gjë e tillë, por Garibashvili tha se Van Rompuy i kishte konfirmuar atij se nënshkrimi mund të bëhet në muajin gusht.

Gjeorgjia dhe Moldavia kanë siguruar një dokument nga Bashkimi Evropian që ka të bejë me marrëveshjet e asocimit dhe tregëtisë së lirë.

Kjo ishte arritur gjatë një ceremonie në Samitin për Partneritet me Lindjen, që është mbajtur në Vilnius vitin e kaluar.

Por, frika mbetet se presioni nga Rusia, mund të detyrojë të dy vendet për të dalë nga marrëveshja.

Nga ana e tij, Van Rompuy i ka bërë thirrje Gjeorgjisë që të i kushtoj vëmendje pluralizmit politik dhe lirisë së medias.

Ai gjithashtu ka shprehur shqetësime në lidhje me incidente në rajonet separatiste të vendit në të cilat pengesa fizike janë ngritur për të kufizuar lëvizjen e lirë.
XS
SM
MD
LG