Ndërlidhjet

Ambasadori amerikan paralajmëron tërheqje nga Rusia


Ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul
Ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul
Ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul, thotë se do të largohet nga kjo detyrë, pas Lojërave Olimpike në Soçi, pasi në Moskë ishte dy vjet.

Zoti McFaul, që konsiderohet arkitekt i politikës së “ripërtritjes” së administratës Obama me Russnë, tha sot se planifikon të kthehet Kaliforni dhe të punoj në Universitetin Stanford.

Mëtutje ai ka theksuar se “një pjesë e imja, në kuptimin emocional, intelektual dhe shpirtëror, gjithnjë do të mbetet në Rusi”.

Ambasadori McFaul i ka theksuar sukseset në raportet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, duke veçuar progresin që dy vendet e kanë bërë së bashku në Afganistan, për trupat amerikane dhe ato të jashtme që operojnë atje, pastaj punën në marrëveshjen re për armatim strategjik dhe rritje në tregtinë e ndërsjellë.

Por, gjatë punës së tij janë parë tensione në raportet ndërmjet Uashingtonit e Moskës, dhe McFaul shpeshherë është kritikuar nga zyrtarët rusë.
XS
SM
MD
LG