Ndërlidhjet

logo-print

EULEX :Gjykata shpall fajtor të pandehurin Ali Hasani


Ilustrim

Ilustrim

Gjykata Themelore e Mitrovicës e ka nxjerrë një aktgjykimin lidhur me një rast të vrasjes në të cilin përfshihen tre të pandehur, Ali Hasani, Agim Ademi dhe Fehmi Hasani.

Gjykata ka shpallur fajtor të pandehurin Ali Hasani për veprat ‘Vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose përdorim të paautorizuar të armëve’ dhe e dënoi atë me një dënim të përgjithshëm prej 16 vjet e gjysmë burgim.

Gjykata, po ashtu, ka shqiptuar dënimin shtesë për konfiskimin e revoles së shfrytëzuar nga Ali Hasani për t’i kryer veprat penale.

I pandehuri i dytë, Agim Ademi, u shpall fajtor për veprën "Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm" dhe u dënua me gjashtë muaj burgim, i cili nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale gjatë periudhës një vjeçare të verifikimit.

Agim Ademit iu shqiptua dënimi shtesë për konfiskimin e pushkës automatike.

Gjykata e liroi të pandehurin e tretë Fehmi Hasani nga të gjitha akuzat, bën të ditur zyra për media e EULEX-it.
XS
SM
MD
LG