Ndërlidhjet

Ministri i jashtëm suedez, Carld Bildt, në Teheran


Carl Bildt në Teheran, 4 shkurt 2014

Carl Bildt në Teheran, 4 shkurt 2014

Ministri i jashtëm suedez, Carl Bildt, gjatë vizitës në Teheran, ka shprehur besimin se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mbi armatimin bërthamor të Iranit është e mundshme në gjashtë muajt e ardhshëm.

Duke folur me gazetarët së bashku me homologun e tij iranian, Mohammad Javad Zarif, Bildt ka thënë se një kornizë e tillë kohore është ambicioze, por që sjellë përfitime të dukshme për të dyja palët.

Ai gjithashtu tha se i takon Iranit të sigurojë “besimin e plotë ndërkombëtar” në qëllimet paqësore të programeve bërthamore të Iranit. Irani ka arritur një marrëveshje të përkohshme në muajin nëntor me fuqitë botërore, në bazë të së cilës parashihet të kufizojë aktivitetet nukleare në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Marrëveshja gjashtë-mujore, e cila hyri në fuqi më 20 janar të këtij viti, për synim ka blerjen e kohës, për të negociuar një marrëveshje më gjithëpërfshirëse, e cila do t’i bind fuqitë botërore që synimi i programit bërthamor të Iranit është paqësor, ashtu siç ka pohuar ndër vite Teherani.
XS
SM
MD
LG