Ndërlidhjet

SHBA: Bill Gates tërhiqet nga posti i tij në Microsoft


Kompania Microsoft ka shpallur se themeluesi i saj, Bill Gates, po tërhiqet nga posti i tij si kryesues i kompanisë.

Mëtutje, në shpalljen e sotme të kompanisë, theksohet se zoti Gates do të ketë rol të ri si këshilltar teknologjik.

Microsoft, poashtu, ka shpallur se Satya Nadella, i lindur në Indi, është emëruar shef i ri ekzekutiv i Microsoftit.

Nadella, 46 vjeçar, është pjesë përbërëse e kompanisë për 22 vjet.

Pas Bill Gates dhe Steve Ballmer, Satya Nadella është shefi i tretë ekzekutiv në historinë 39 vjeçare të kompanisë Microsoft.
XS
SM
MD
LG