Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Do të vazhdojmë të investojmë në turizëm


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, ka vizituar sot vendin ku është bërë rrënimi i shtëpive pa leje ndërtimi dhe ku po bëhet rehabilitimi i hapësirës së parkut në Prevallë.

Me ketë rastë, kryministri Thaçi, ka thenë se “ne si Qeveri e Kosovës do të vazhdojmë të investojmë në turizëm, të investojmë në ambient. Ai që investon në ambient të mirë, për mua është një patriot i madh, sepse është vetë shëndeti ynë”, ka deklaruar kryeministri Thaçi dhe ka shtuar se "do të punohet maksimalisht me autoritetet komunale dhe me gjithë akterët të tjerë të mbrojtjes së ambientit".

Duke folur për Ligjin për Legalizime, Thaçi ka shpreh besimini e tij se “gjithçka do të shkojë sipas planit, jo vetëm këtu në Prevallë, por në të gjitha hapësirat e territorit të Republikës së Kosovës, ku është e nevojshme dhe e domosdoshme”, bëhet e ditur në një komunikatë për media nga Qeveria e Kosovës.
XS
SM
MD
LG