Ndërlidhjet

Ukrainë: Parlamenti i refuzoi kufizimet për presidentin


Vitaly Klitschko duke folur në senacën e sotme të Parlamentit të Ukrainës

Vitaly Klitschko duke folur në senacën e sotme të Parlamentit të Ukrainës

Parlamenti i Ukrainës e ka mbyllur seancën e sotme pa i miratuar ndryshimet kushtetuese, me të cilat do të kufizoheshin autoritetet e presidentit.

Deputetët opozitarë dështuan që ta fitojnë mbështetjen e domosdoshme për ta kthyer një verzion të mëparshëm të Kushtetutës së Ukrainës, me të cilën ishte i kufizuar autoriteti i presidencës.

Për ta arritur këtë, opozita është dashur ta ketë mbështetjen e së paku 237 nga 447 deputetët në parlament.

Pas një takimi me presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovich, gjatë ditës së sotme, njëri nga liderët opozitarë, Vitaly Klitschko, i ka thënë atij se “zemërimi po shtohet” dhe ka kërkuar që “menjëherë të ndërmerret aksion”.
XS
SM
MD
LG