Ndërlidhjet

Obama diskuton për forcat amerikane në Afaganistan


Presidenti amerikan, Barack Obama.
Presidenti amerikan, Barack Obama.
Presidenti amerikan, Barack Obama, është takuar me zyrtarë të lartë të mbrojtjes për të diskutuar për Afganistanin.

Shtëpia e Bardhë, tha se në mesin e pjesëmarrësve në takim ka qenë edhe Sekretari i Mbrojtjes, Chuck Hagel dhe gjenerali Joseph Dunford, komandant i forcave ndërkombëtare në Afganistan.

Takimi vjen pasi zyrtarët amerikanë i kanë kërkuar presidentit afgan, Hamid Karzai, që të nënshkruar një pakt sigurie që do të lejojë disa trupa amerikane të mbetët në atë vend edhe pas vitit 2014, kur forcat ndërkombëtare është planifikuar të largohen.

Të hënën, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se marrëveshja duhet të nënshkruhet brenda "javësh,e jo muajsh".
XS
SM
MD
LG