Ndërlidhjet

Fatmir Limaj, braktisë përfundimisht PDK-në


Fatmir Limaj
Fatmir Limaj
Fatmir Limaj, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, njëri nga personalitetet kyçe të kësja partij në një kohë, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, ka theksuar se aktiviteti i tij në PDK, ka pushuar.

Limaj duke folur në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, ka thënë se bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, janë në përgatitje e sipër për formimin e një partie të re.

Duke folur për zhvillimet në vend ka theksuar se për shkak të procesit gjyqësor që është zhvilluar ndaj tij, nga viti 2010 më shumë ka qenë vëzhgues, sesa pjesëmarrës i zhvillimeve në skenën politike të Kosovës.
XS
SM
MD
LG