Ndërlidhjet

EULEX-i, Dragan Delibashiq vullnetarisht u dorëzua


Ilustrim
Ilustrim
EULEX-i ka arrestuar në veri të Kosovës, një zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, nën dyshimet për krime lufte dhe krime të pasluftës në Kosovë.

Në një komunikatë për media, EULEX-i njofton se“mbrëmë Dragan Delibashiq është paraqitur vullnetarisht para Shefit të Prokurorisë Speciale të Kosovës në Leshak, të veriut të Kosovës dhe më pas është arrestuar me urdhër të një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së".

Dragan Delibashiq, ishte emëruar nga qeveria e Serbisë pas luftës në Kosovë, në postin e shefit të policisë serbe, ndërsa drejtonte edhe grupin e njohur si “Rojat e urës”.

Në komunkatën e EULEX-it, thuhet po ashtu se “i dyshuari, duke vepruar në cilësi të komandantit të policisë në Mitrovicë në vitin 1999/2000, akuzohet për: nxitje për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë me paramendim duke i privuar nga jeta personat tjerë për shkak të motivit nacional, të kryer në bashkëpjesëmarrje me Oliver Ivanoviqin, udhëheqësin e pretenduar të “ Rojave të Urës”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

I dyshuari sot do të paraqitet për intervistim para një prokurori ndërkombëtar të PSRK-së.
XS
SM
MD
LG