Ndërlidhjet

Catherine Ashton në Ukrainë


Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton,

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton,

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, pritet të takohet me presidentin e Ukrainës, Viktor Janukoviq dhe udhëheqësit e opozitës në Kiev të mërkurën në një përpjekje të re për të ndërmjetësuar një zgjidhje për trazirat anti-qeveritare.

Ashton thuhet se mbrëm ka ngrën darkë me udhëheqësit e opozitës në Kiev.

Insistimet e baroneshës Ashton për një zgjidhje në Ukrainë, vijnë pasi nënpresidenti amerikan Xhoe Bajden, bëri thirrje për presidentin Janukoviq që të ndjek dialogun dhe kompromisin për të dalë nga gjendja e tanishme e trazirave.

Ligjvënësit e opozitës në parlamentin e Ukrainës, pritet që sot të përsëri të debatojnë amendamentet kushtetuese.

Ukraina është perfshirë nga protestat që nga nëntori, kur Janukoviq, nuk ka nënshkru një marrëveshje me BE-në, por ka favorizuar lidhjet me Rusinë.

Janukoviq pritet të zhvillojë bisedime me presidentin rus Vladimir Putin në Soçi të premtën.
XS
SM
MD
LG