Ndërlidhjet

Konfirmohet paraburgimi për Oliver Ivanoviqin


Oliver Ivanoviq
Oliver Ivanoviq
Një trup gjykues në Gjykatën e Apelit në Prishtinë e ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, lidhur me paraburgimin e Oliver Ivanoviqit, i cili dyshohet për krime të luftës dhe vrasje të rëndë.

"Gjykata e Apelit është pajtuar me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë për ekzistimin e rrezikut substancial që i pandehuri të ikë nga hapësira e juridiksionit", thuhet në një komunikatë nga EULEX-i

Trupi gjykues, po ashtu ka gjetur se ekziston rreziku konkret i kërcënimit të dëshmitarëve.

Më 28 janar 2014, me kërkesë të një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, një gjykatës nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte urdhëruar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për Ivanoviqin.
XS
SM
MD
LG