Ndërlidhjet

Nga moti i ligë në Afganistan dhe Azinë Qendrore, 19 të vdekur


Ilustrim
Ilustrim
Së paku 19 vetë kanë humbur jetën, nga rreshjet e pandalshme të borës në Afganistan dhe vendet fqinje të Azise Qendrore.

Zëvendës guvernatori i provincës Jowzian në veriperëndim të Afganistanit, Abdul Rahman Mahmoudi, tha të mërkurën se bora e madhe është shkaktar i vdekjes ë 14 personave, përfshirë këtu edhe 5 fëmijë.

Në Taxhikistan shkollat dhe universitetet janë mbyllur deri të hënën më 10 shkurt.

Në Kirgizi ndërkaq, orteqet kanë shkaktuar vdekjen e pesë personave ditët e fundit.
XS
SM
MD
LG