Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës miraton projekt-ligjin kundër përfshirjes në konflikte jashtë vendit


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria e Kosovës e ka miratuar projekt-ligjin, me anë të të cilit u ndalohet qytetarëve të Kosovës që të përfshihen në konfliktet e armatosura jashtë territorit të shtetit.

Lajmin e ka konfirmuar ministrja e integrimeve evropiane, Vlora Çitaku, në rrjetin social Twitter.

Hollësitë e këtij projekt-ligji pritet të sqarohen. Hartimi i tij është nxitur kryesisht nga angazhimi i qytetarëve të Kosovës në luftën që aktualisht po zhvillohet në Siri.

Numri i tyre i saktë nuk dihet, por kohë më parë, ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, pati deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ky numër sillet nga 20 deri në 30.
XS
SM
MD
LG