Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin viziton fshatin olimpik Sochi


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin ka shëtitur sot në fshatin olimpk të Sochit, dhe ka deklaruar se Rusia është e gatshmë për mikpritjen e Lojërave Dimërore Olimpike 2014.
Ai ka inkurajuar ekipin rus para ceremonisë zyrtare të hapjes të premten, duke u thënë se bashkëkombasit e tyre “vërtet llogaritin në juve”.

Ekipi rus ka pasur rezultate dëshpëruese në lojërat e para katër viteve në Vancouver, duke fituar vetëm tri medalje të arta, që është shumë nën nivelin e zakonshëm rus.
Putin po ashtu ka takuar edhe atletët e huaj që kanë zbarkuar në Sochi, dhe zyrtarë të tjerë olimpik.

AI ka shtuar se siguria është brenga kryesore në këto lojëra, të cilat gjenden në rajonin shpërthyes të Kaukazit Verior.

Përkundër garancave të ofruara nga Putin, shumë gazetarë janë ankuar për ndërtimin e dobët dhe diku edhe të papërfunduar të hoteleve ku qëndrojnë, pak ditë para hapjes së lojërave.

Gara në lojërat e Sochit – për të cilat Rusia thotë se ka shpenzuar mbi 50 miliardë euro për t’i bërë gati – fillojnë të enjten, dhe do të mbarojnë më 23 shkurt.
XS
SM
MD
LG