Ndërlidhjet

Admirali Clingan lavdëron punën e policisë në jug të Ibrit


Mitrovicë...

Mitrovicë...

Kreu i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admirali Bruce W. Clingan, ka lavdëruar sot punën e Policisë së Kosovës për menaxhimin e situatave të ndryshme, ç’gjë i ndihmon KFOR-it.

Por, sipas një komunikate të për shtyp të lëshuar pas takimit që ka zhvilluar ai dhe ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, thuhet se kjo punë e Policisë së Kosovës është treguar e suksesshme, përveç në veri.

Admirali Clingan, siç shkruan komunikata e KFOR-it, ka nënvizuar se “Policia e Kosovës ka arritur nivelin adekuat të efikasitetin për t’u marrë me shumicën e ngjarjeve, siç janë demonstratat, protestat apo trazirat në jug të lumit Ibër”.

Sfida kryesore, sipas këtij njoftimit, thuhet se vazhdon të jetë veriu, për ç’gjë thuhet se pajtohet edhe ministri i Brendshëm.

“Struktura e Policisë së Kosovës do të jetë më efikase në veri, dhe situata do të jetë më shumë nën kontroll edhe përmes zhvillimit të kapaciteteve specifike të kontrollit të turmave të trazuara”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Gjatë takimit është nxjerr pajtimi që Policia e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it të kryejnë ushtrime të përbashkëta.
XS
SM
MD
LG