Ndërlidhjet

logo-print

20 vjet nga krimet në Markale të Sarajevës


Ilustrim

Ilustrim

Në Sarajevë sot përkujtohet 20 vjetori i masakrës në tregun e gjelbërt Markale, kur nga granatat e hedhura nga ushtria e Republikës Serbe të Bosnjës, u vranë 68 persona, ndërsa u lënduan 144 persona të tjerë.

Zyrtarët boshnjak dhe qytetarë të shumtë kanë bërë sot homazhe pranë memorialit në treg, e cila ditë shënohet edhe si Ditë e Kujtimit të viktimave boshnjake të luftës 1992-1995.

Për këtë sulm është dënuar me burgim të përjetshëm, komandanti i dikurshëm i korpusit të Sarajevës e Romanijës, gjenerali Stanisllav Galliq.

Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, përveç tjerash, akuzohen edhe për përgjegjësinë që kishin për krimin në Merkale, të shkurtit 1994.
XS
SM
MD
LG