Ndërlidhjet

Izraeli vazhdon me ndërtimin e kolonive


Ilustrim
Ilustrim
Izraeli ka vazhduar edhe të mërkurën me ndërtimet 500 shtëpive të reja si pjesë e kolonive hebreje në Jerusalemin lindor.

Projekti ka kaluar edhe një stazë në procesin e planifikimit, ka thënë zëdhënësi i komunës së Jerusalemit Brachie Sprung për agjencinë gjermane të lajmeve dpa.

558 shtëpitë do të ndërtohen në lagjet Har Homa, Neveh Yaakov dhe Pisgat Zeev, të cilat Izraeli i konsideron si pjesë të qytetit të bashkuar të Jerusalemit.

Palestinezët dhe shumë shtete i quajnë këto lagje si vendbanime, për arsye se dalin jashtë “vijës së gjelbërt”, e cila ndan Izraelin nga Bregu Perëndimor i okupuar para luftës në Lindjen e Mesme, të vitit 1967.

Zyrtarët palestinez kanë dënuar këto plane, duke thënë se ato kanë për qëllim që të nxjerrin nga binarët procesin paqësor që po e drejtojnë Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG