Ndërlidhjet

Arrestohen katër veta, lidhur me vdekjen e aktorit Hoffman


Ilustrim

Ilustrim

Katër persona janë arrestuar në New York, ndërsa policia ka gjet mbi 350 paketime me heroinë në apartamentet e tyre, shkruan të mërkurën New York Times, ndërsa ky aksion lidhet me vdekjen e aktorit Philip Seymour Hoffman.

Informatat gjatë hetimeve për vdekjen e Hoffman, kanë çuar policinë në tri banesa ku janë kryer arrestimet të martën mbrëma.

Tre burrat dhe gruaja e prangosur, nuk janë akuzuar ende për shitje të substancave narkotike, thotë gazeta.

Policia, sipas të gjitha gjasave, siç raportohet, ende nuk ka vendosur një lidhje mes aktorit të të arrestuarve.

46 vjeçari, laureat i çmimit Oscar, është gjetur i vdekur në banesën e tij të dielën, me një shiringë në dorën e majtë.

Autopsia ende nuk është kryer, mirëpo policia dyshon se ai ka vdekur nga mbidoza.
XS
SM
MD
LG