Ndërlidhjet

Dëmet nga shiu në Romë, 250 milionë euro


Ilustrim
Ilustrim
Shirat e rrëmbyeshëm që kanë përmbytur shumë lagje, dëmtuar stacione nëntokësore, mbyllën shkolla e rrugë, ka shkaktuar dëm në vlerë prej 250 milion euro, njoftojnë të mërkurën autoritetet në Romë.

Rrebeshet e shiut kanë përkeqësuar problemet endemike të kryeqytetit të ngjeshur italian, duke shtuar presionin ndaj kreybashkiakut Ignazio Maroni, i cili prej se ka marr detyrën në muajin qershor, po ka telashe me buxhetin, transportin dhe grumbullimin e mbeturinave.

“Për vetëm 12 orë, kemi pasur 15% të të gjitha reshurave që normalisht kemi gjatë një viti”, i ka thënë kuvendit komunal Marino, duke i referuar stuhisë që goditi qytetin të premtën e kaluar.

Fajin për përmbytjet i ka lënë edhe aktiviteteve ilegale të ndërtimeve, të cilat shpesh kanë shkaktuar katastrofa natyrore në Itali.

Muajin e kaluar, ndërtimi i një terace ilegale në bregun shkëmbor në Liguria, thuhet se ka shkaktuar rrëshqitjen e dheut e cila ka nxjerr një tren nga binarët.
XS
SM
MD
LG