Ndërlidhjet

Gjenden tetë minatorët e ngujuar në minierën jugo-afrikane


Ilustrim
Ilustrim
Janë nxjerr trupat e tetë minatorëve nga një minierë në Afrikën e Jugut, e cila ishte kapluar nga zjarri, njoftojnë të enjten autoritetet.

Një nga 18 minatorët, që ishte ngujuar nëntokë, ende llogaritet i zhdukur, raporton agjencia e lajmeve Sapa.

Tetë të tjerë janë shpëtuar të mërkurën mbrëma, ndërsa njëri ka arritur që të del vet në sipërfaqe.

Ende është e paqartë se çfarë e shkaktoi zjarri në thellësi prej 1.73 km, në minierën që gjendet në Johannesburg.

Kompania Harmony Gold bëri të ditur se zjarri mund të jetë shkaktuar edhe nga lëvizjet seizmike, të cilat më pas shkaktuar një defekt elektrik.

Sindikata Kombëtare e Minatorëve ka bërë thirrje që të bëhet një hetim për këtë aksident.

Afrika e Jugut është eksportuesi i katërt më i madh në botë i arit.
XS
SM
MD
LG