Ndërlidhjet

Asistentja e sekretarit amerikan të shtetit, Victoria Nuland viziton Kievin të mërkurën, që është shenja e radhës e përkrahjes së Ëashingtonit për demonstruesit pro-demokratik.

Vizita e saj vjen në kohën pasi Ëashingtoni bëri të ditur të hënën që po zhvillon bisedimet me Bashkimin Evropian rreth një pakoje të mundshme financiare si ndihmë për Ukrainën.

Kremlini ndërkaq ka paralajmëruar të mërkurën se kredia 15 miliardë dollarëshe, të cilën ia ka ofruar Ukrainës, varet nga përmbushja e zotimeve që presidenti Viktor Yanukovych ia ka dhënë më herët Moskës.

Kremlini ka ofruar ndihmën financiare, pasi që Yanukovych ka refuzuar lidhje më të afërta me BE-në, ndërsa i është kthyer Rusisë.

Në ndërkohë, protestuesit opozitar në Kiev, lajmërojnë se do të rrethojnë ndërtesën e parlamentit të enjten, në kohën kur atje do të zhvillohet një seancë parlamentare – ku do të kërkohet vazhdimi i debatit për reformën kushtetuese.

Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton ka thënë të mërkurën në Kiev, se “shumë më shumë punë” mbetet për të bërë, për të tejkaluar krizën politike në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG