Ndërlidhjet

logo-print

Laosi komunist, nxjerr veç 100 ligje për 40 vjet


Hartë e vendeve komuniste, sipas përshkrimit të Shteteve të Bashkuara (Ilustrim)

Hartë e vendeve komuniste, sipas përshkrimit të Shteteve të Bashkuara (Ilustrim)

Laosi ka pranuar 3.9 milion dollarë donacione të huaja, për të shtrirë më tej sundimin e ligjit në këtë shtet komunist, ku rreth vetëm 100 ligje janë nxjerr që nga viti 1975, raportojnë mediet lokale të enjten.

Ministria e drejtësisë ka lansuar një projekt tre vjeçar, fal ndihmës financiare të Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara, Francës dhe Shteteve të Bashkuara për të “nxitur “rrugëtimin në shndërrimin e një shtetit të sundimit të ligjit”, raporton gazeta shtetërore Vientiane Times.

“Që nga çlirimi kombëtar në vitin 1975, Parlamenti Kombëtar ka miratuar mbi 100 ligje, të cilat janë të pamjaftueshme për të qeverisur shtetin dhe shoqërinë, dhe që t’i përgjigjemi nevojave kombëtare zhvillimore”, thotë zëri i qeverisë.

Laosi komunist, një vend pa dalje në det, me 6 milion banorë, sundohet që nga vitin 1975 nga Partia Revolucionare e Popullit.

Ky është subjekti i vetëm politik që lejohet të garojë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
XS
SM
MD
LG