Ndërlidhjet

Shefi i OKB-së thirr për pajtim olimpik, flet për homofobinë


Ilustrim

Ilustrim

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon i ka bërë thirrje të enjten palëve ndërluftuese në gjithë botën, që të pushojnë luftimet gjatë olimpiadës dimërore.

“Sot jam në Sochi, për të qenë dëshmitar i bashkimit të kombeve në frymën e garës miqësore dhe vullnetit të mirë”, ka thënë ai gjatë fjalimit para Komitetit Ndërkombëtar Olimpik.

“Po e përsëris thirrjen time për të gjitha palët në konflikt, që të ulin armët gjatë lojërave”, ka shtuar ai.

Ban ka fol për konfliktet në Siri, Sudanin Jugor dhe Republikën Qendrore Afrikane.

Gjatë fjalimit në sesionin e Komitetit Olimpik, një ditë para hapjes zyrtare të lojërave, Ban ka ngritur edhe çështjen e të drejtave të njeriut, dhe përpjekjeve për të luftuar diskriminimin racor dhe seksual.

Grupe të të drejtave të njeriut, dhe politikanë perëndimor, kanë kritikuar Rusinë për promovimin e homofobisë me një ligj të nënshkruar nga presidenti Vlladimir Putin vitin e kaluar.

Me këtë legjislacion ndalohet “propaganda homoseksuale” në mesin e të miturve.

“Shumë atletë profesional, homoseksual apo jo, kanë ngre zërin kundër paragjykimeve”, ka thënë ai.

“Të gjithë ne duhet të ngremë zërin për sulmet ndaj lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve, transgjinorëve. Duhet t’i kundërshtojmë arrestimet, burgosjet dhe kufizimet diskriminuese me të cilat përballet ky komunitetit”, ka thënë shefi i Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG