Ndërlidhjet

I zgjatet mandati trupave franceze në Rep. Qendrore Afrikane


Ilustrim

Ilustrim

Ministri francez i mbrojtjes ka thënë të enjten se mandati i trupave paqëruajtëse të Francës, të cilat po mundohen të kthejnë qetësinë në Republikën Qendrore Afrikane, sipas të gjitha gjasave do të zgjatet.

“Ka shumë gjasa”, ka thënë Jean-Yves Le Drian për një radio franceze kur është pyetur për këtë mandat.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka autorizuar trupat franceze dhe të Unionit Afrikan që të intervenojnë në këtë shtet.

Franca ka rreth 1200 trupa paqeruajtëse në Republikën Qendrore Afrikane.
XS
SM
MD
LG