Ndërlidhjet

Itali: Shpëtohen mbi 1,000 emigrantë nga deti


Ilustrim
Ilustrim
Marina italiane ka shpëtuar mbi 1,100 emigrantë të ngarkuar në nëntë barka të mëdha në ujërat e Sicilisë, njoftojnë autoritetet.

Kjo është vala e fundit e emigrantëve që vijnë nga Afrika Veriore në kërkim të një jetë më të mirë në Evropën Perëndimore.

Helikopterët patrollues kanë parë lundrueset e mbingarkuara të mërkurën.

Ndërsa katër anije ushtarake kanë marr pjesë në shpëtimin e tyre të enjten, thuhet në një njoftim.

Marina italiane nuk ka dhënë hollësi për prejardhjen e emigrantëve.

Italia llogaritet si porta kryesore e hyrjes për në Evropë të emigrantëve që vijnë përmes rrugëve detare.
XS
SM
MD
LG