Ndërlidhjet

Ushtria përgënjeshtron gazetën kuvajtiane për al-Sissin


Ilustrim
Ilustrim
Forcat e armatosura të Egjiptit sqarojnë se gazeta kuvajtiane ka “keqinterpretuar” intervistën me Mareshalin Abdel Fattah al-Sissi, ku ai lajmëron se do të garojë për postin e presidentit në zgjedhjet e prilli.

Sipas ushtrisë, al-Sissi do ta bëjë të ditur këtë vendim, drejtpërdrejt për opinion egjiptian, e jo përmes një interviste.

Gazeta kuvajtiane al-Seyassah, ka nxjerr intervistën me Sissin në ballinën e sotme, ku ndër të tjera e citon duke thënë se ai ka vendosur që të garojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Raportimi i kësaj gazete, vjen një javë pasi trupi më i lartë vendimmarrës në ushtrinë egjiptiane, ka vërtetuar kandidaturën e al-Sissit.
XS
SM
MD
LG