Ndërlidhjet

Irani siguron perëndimin për reaktorët bërthamor


Iran - Centrali bërthamor për prodhimin e energjisë elektrike në Arak (Ilustrim)
Iran - Centrali bërthamor për prodhimin e energjisë elektrike në Arak (Ilustrim)
Shefi i programit bërthamor në Iran, Ali Akbar Salehi ka thënë sot se reaktori bërthamor në Arak, mund të modifikohet për të prodhuar më pak plutonium.

Deklarata e tij, vjen si garancë për perëndimin i cili ka shprehur brengë për qëllimet e republikës islamike, në kohën kur po vazhdojnë bisedimet për pezullimin e pasurimit të uraniumit të Iranit.

“Për këtë rast, mendoj se mund të bëjmë disa ndryshime...në mënyrë që të prodhohet më pak plutonium në këtë reaktor, dhe kështu të largojmë brengat dhe të shuajmë dyshimet”, ka thënë Salehi, sipas medieve shtetërore.

Perëndimi brengoset që Irani mund të ketë arritur nivelin dhe kapacitetet e duhura për të ndërtuar një bombë bërthamore.

Ndërsa Teherani zyrtar, hedh poshtë këto akuza, dhe pretendon se programi për pasurimin e uraniumit bëhet vetëm për arsye komerciale.
XS
SM
MD
LG