Ndërlidhjet

Irak: Bagdadi përsëri tronditet nga eksplodimet


Pamje nga një sulm i djeshëm me bombë në Bagdad
Pamje nga një sulm i djeshëm me bombë në Bagdad
Raportohet se kryeqyteti i Irakut, Bagdadi, përsëri është tronditur nga një numër i eksplodimeve.

Sot kanë eksploduar 5 makina-bomba, nga të cilat janë vrarë së paku pesë vetë, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

Raportohet se shpërthimet kanë ndodhur në hapësirat e tregjeve dhe lagjeve, që janë të banuara me popullatë shumicë shiite.

Nga shpërthimet e djeshme në Bagdad, janë vrarë më se 30 vetë.

Në muajin janar, nga dhuna në Irak janë vrarë më se 1000 vetë, për shkak të tensioneve të larta në marrëdhëniet ndërmjet sunitëve pakicë dhe shiitëve shumicë dhe për shkak të konfliktit ndërmjet foravce të sigurisë dhe grupeve islamiste kryengritëse në provincën perëndimore Anbar.
XS
SM
MD
LG