Ndërlidhjet

Ban Ki-moon: Dënohen sulmet kundër homoseksualëve


Ban Ki-moon
Ban Ki-moon
Në fjalimin e tij në Komitetin Ndërkombëtar Olimpik, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i ka dënuar sulmet dhe diskriminimet kundër homoseksualëve.

Komentet e tij sot në qytetin rus Soçi, u bënë para fillimit zyrtar të Lojërave Olimpike Dimërore, që fillojnë nesër në këtë pushimore ruse.

Ban Ki-moon tha se “ne të gjithë duhet ta ngrisim zërin tonë kundër sulmeve ndaj lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve, transseksualëve, e të tjerëve”, dhe shtoi se “ne duhet t’i kundërshtojmë arrestimet, burgosjet dhe kufizimet diskriminuese, me të cilat ata ballafaqohen”.

Fjalimi i tij u bë në periudhëln kur ka kritika ndërkombëtare në adresë të një ligji të Rusisë me të cilin ndalohet “propaganda” homoseksuale.

Kritikët thonë se ky legjislacion e ndalon çdo shprehje publike të mbështetjes për të drejtat e homoseksualëve.

Presidenti i Rusië, Vladimir Putin, e ka siguruar Komitetin Olimpik Ndërkombëtar se nuk do të ketë diskriminin në gara.

Ban Ki-moon, paoshtu, ka kërkuar nga palët e ndryshme në gjithë botën, që t’i ndalin luftimet gjatë Olimpiadës.
XS
SM
MD
LG