Ndërlidhjet

Fyle: Udhëton për në Bosnjë, i pakënaqur me reformat


Stefan Fyle
Stefan Fyle
Komisionari i Bashkimit Evropian për zgjerim, Stefan Fyle, ka deklaruar në Parlamentin Evropian në Strasburg, se për shkak të të metave së liderëve politikë të tri palëve në Bosnjë Hercegovinë, është bërë “një përparim i kufizuar i reformave në rrugën kah Bashkimi Evropian”.

Mbrëmë vonë, gjatë diskutimit për raportin për Bosnjë Hercegovinën, ai theksoi se do të udhëtoj përsëri në Sarajevë për të kërkuar marrëveshje të liderëve të atjeshëm.

Sipas tij, në Bosnjë Hercegovinë, duhet të bëhet “kthesë nga mesazhet nacionaliste, me të cilat udhëheqësit e tre popujve konstituiv, i drejtohen vetëm popullit të vet”.

Në këtë kuadër, është me rëndësi, që në tetor në Bosnjë Hercegovinë, të mbahen zgjedhjet në harmoni me normat evropiane, ka thënë Fyle.
XS
SM
MD
LG