Ndërlidhjet

PE: Kritika të ashpra në adresë të Rusisë


Pamje e një seance në Parlamentin Evropian
Pamje e një seance në Parlamentin Evropian
Parlamenti Evropian në Strasburg e ka miratuar sot një rezolutë, me të cilën shprehet shqetësim për të drejtat e njeritu në Rusi.

Ky dokument, që ka kaluar me shumicë bindëse të votave, i bënë thirrje Rusisë që ta tërheqë në tërësi ligjin, me të cilin ndalohet “propaganda për marrëdhënie jotradicionale seksuale” në mesin e të miturve, që gjërësisht është kritikuar se i kontribuon persekutimit të minoriteteve seksuale në Rusi.

Në këtë dokument, Rusia, poashtu, dënohet për ligjin për “agjentët e jashtëm”, pastaj për shpifjen, tradhëtinë, dhe legjislacionin, që i rregullon protestat publike.

Parlamenti Evropian, nëpërmjet rezolutës së sotme, ka kërkuar që Rusia ta tërheq njohjen e pavarësisë për Abhazinë dhe Osetinë Jugore, për t’i tërhequr trupat e saj dhe armatimet nga Moldavia, dhe për të luajtur rol konstruktiv në konfliktin e ngrirë në Nagorno Karabah.
XS
SM
MD
LG