Ndërlidhjet

BE: Shqetësim për kufizimet e Internetit në Turqi


Peter Stano
Peter Stano
Komisioni Evropian thotë se ka “shqetësime serioze” për legjislacionin e ri në Turqi, me të cilin shtohet kontrolli i qeverisë ndaj Internetit dhe qasjes publike në informacione.

Zëdhënësi i KE-së, Peter Stano, tha se legjislacioni që është miratuar dje nga Parlamenti i Turqisë, do ta kufizoj lirinë e shprehjes.

Sipas tij, prej se Turqia është vend kandidat për pranin më BE, legjislacioni duhet “të rishqyrtohet në linjë me standardet evropiane”.

Legjislacioni i lejon autoritetit qeveritar të telekomunikimeve që t’i bllokoj faqet në Internet nëse vlerëson se ato janë “fyese” ose paraqesin shkelje të privatësisë.
XS
SM
MD
LG