Ndërlidhjet

Ukrainë: Nuland është takuar me opozitën


Victoria Nuland
Victoria Nuland
Zyrtarja e lartë e Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, është takuar sot me liderët opozitarë në kryeqytetin Kiev të Ukrainës, në përpjekje për përfundim të rrugës pa krye në raportet ndërmjet qeverisë dhe protestuesve.

Ajo tashmë është takuar me liderët opozitarë, Vitali Klitschko, Arseniy Yatseniuk dhe Oleh Tyahnybok.

Pritet që Nuland, e cila është në vizitë dyditëshe në Ukrainë, do të takohet edhe me presidentin, Viktor Yanukovich.
XS
SM
MD
LG