Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Civilët mund të largohen nga qyteti Homs


Pamje e ndërtesave të shkatërruara në qytetin Homs në Siri

Pamje e ndërtesave të shkatërruara në qytetin Homs në Siri

Guvernatori i qytetit Homs në Siri thotë se është arritur një marrëveshje me Kombet e Bashkuara, me të cilën civilëve u mundësohet largimi nga hapësirat e qytetit, që janë nën kontrollin e qeverisë.

Kjo deklaratë e zyrtarit lokal është transmetuar sot nga mediat shtetërore.

Qyteti perëndimor Homs, ku para afro tri vitesh filluan disa nga protestat më të hershme kundër regjimit të presidentit, Bashar al-Assad, është nën rrethimin e forcave të qeverisë për më se 18 muaj.

Nga ana tjetër, Rusia, aleati kryesor i regjimit të presidentit Assad, ka njoftuar se kryengritësit dhe qeveria duket se kanë arritur marrëveshje për të lejuar ndihmë humanitare në Homs.

Bisedimet paqësore ndërmjet qeverisë dhe opozitës priten të vazhdojnë më 10 shkurt në Zvicër.

Rundi i parë i këtyre bisedimeve javën e kaluar, përfundoi pa marrëveshje për evakuim dhe për ndihmë në qytetin Homs.
XS
SM
MD
LG