Ndërlidhjet

Ukrainë: Nuland u takua me Yanukovichin


Presidenti Viktor Yanukovich përshëndetet me zyrtaren amerikane Victoria Nuland

Presidenti Viktor Yanukovich përshëndetet me zyrtaren amerikane Victoria Nuland

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, i ka thënë sot zyrtares së lartë të Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, se është i hapur për bisedime me opozitën dhe se është në favor të reformave kushtetuese, që është njëra nga kërkesat kryesore të protestuesve.

Por, Yanukovich ka theksuar se ndryshimet në Kushtetutë duhet të bëhen në harmoni me procedurat juridike.

Më herët gjatë ditës, Victoria Nuland, është takuar me liderët opozitarë në përpjekje për t’i përfunduar mospajtimet aktuale ndërmjet protestuesve dhe qeverisë.

Zonja Nuland, që gjendet për vizitë dyditëshe në Ukrainë, më herët gjatë ditës është takuar me liderët opozitarë, Vitali Klitschko, Arseniy Yatsenyuk dhe Oleh Tyahnybok.

Nga ana tjetër, protestuesit kanë marshuar sot kah parlamenti për të kërkuar reformë kushtetuese.

Megjithatë, parlamenti ka dështuar t’i miratoj amandamentet, me të cilat do të kufizohej autoriteti i presidentit.
XS
SM
MD
LG