Ndërlidhjet

SHBA: Aludohet roli i Rusisë në përgjimin e zyrtares amerikane


Zëdhënësi Jay Carney
Zëdhënësi Jay Carney
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, thotë se Rusia mund të ketë pasur rol në rrjedhjen e një bisede telefonike qartas të përgjuar, ndërmjet ndihmës sekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland, dhe ambasadorit amerikan në Ukrainë, Geoff Pyatt.

Në këtë bisedë telefonike, e cila ishte publikuar në Internet, me tituj në gjuhën ruse, zërat e ngjashëm me ata të zonjës Nuland dhe ambasadori Pyatt, diskutonin për Ukrainën.

Në një pikë, zëri i Victoria Nulandit e përdorë një pasthirrmë për ta përshkruar frustrimin e saj me përpjekjet e Bashkimit Evropian për zgjidhjen e krizës politike në Ukrainë.

Zoti Carney ka refuzuar të diskutoj për çfarëdo detaji të bisedës private.

Por, ka thënë se “prej se incizimi së pari ishte theksuar dhe për të kishte bërë fjalë qeveria e Rusisë, mendoj se kjo tregon diçka për rolin e Rusisë”.

Zëdhënësi Carney, megjithatë, tha se Victoria Nuland ka punuar së bashku me kolegët e Bashkimit Evropian dhe se “marrëdhëniet me BE-në janë më të fuqishme se kurrë më parë”.
XS
SM
MD
LG