Ndërlidhjet

OKB: Siria po vonon në largimin e armëve kimike


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, thotë se Siria duhet të pershpejtoj largimin e armëve kimike nga vendi, deri sa kjo organizatë, ka shprehur "shqetësimet" për vonesat dhe shtyrjen e afateve.

Damasku nuk ka arritur të përmbushë afatin e 31 dhjetorit, për largimin e një pjese të armatimit të saj kimik.

Regjimi i presidentit Bashar al-Assad, ka thenë se në munges të pajisjeve po ndodhin vonesa.

Por, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon dhe ekspertët thonë qeveria e Sirisë "ka materiale dhe pajisje të mjaftueshme" për të larguar arsenalin.

Qeveria e Sirisë është pajtuar për shkatërrimin e armatimit të saj kimik, deri në qershor të këtij viti, sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, e monitoruar ndërkombëtarisht.
XS
SM
MD
LG