Ndërlidhjet

Musharraf pritet të dalë para një gjykate në Pakistan


Ish- presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf.
Ish- presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf.
Pritet që ish- presidenti pakistanez, Pervez Musharraf të dal para një gjykate në vendin e tij.

Musharraf akuzohet për tradhti, për pezullim të Kushtetutës dhe vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në nëntor të vitit 2007.

Por, mbetet e paqartë nëse Musharraf, do të paraqitet në gjykatë.

Ky rast ka rritur tensionet mes ushtrisë së fuqishme të Pakistanit dhe qeverisë së saj civile.

Musharraf herën e parë nuk ishte paraqitur në gjyaktë me pretendimet se kishte problemet shëndetësore.

Urdhër i fundit që Musharraf të paraqitet në gjykatë ishte lëshuar javën e kaluar.

Avokatët e Musharraf, kanë kërkuar që atij t'i lejohet të udhëtojë jashtë vendit për trajtim mjekësor.
XS
SM
MD
LG