Ndërlidhjet

Yanukovich takohet me Vladimir Putinin


Viktor Yanukovich dhe Vladimir Putin.
Viktor Yanukovich dhe Vladimir Putin.
Presidenti i Ukrainës Viktor Yanukovich, do të qëndroj sot në Soçi, ku pritet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin.

Putin dhe Janukovich, herën e fundit janë takuar me 8 janar për të biseduar për krizën e Ukrainës.

Yanukovych largohet sot nga Kievi pas një takimi me zyrtaren e lartë të Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, i ka thënë zyrtares së lartë të Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, se është i hapur për bisedime me opozitën dhe se është në favor të reformave kushtetuese, që është njëra nga kërkesat kryesore të protestuesve.

Por, Yanukovich ka theksuar se ndryshimet në Kushtetutë duhet të bëhen në harmoni me procedurat juridike. Victoria Nuland, është takuar me liderët opozitarë në përpjekje për t’i përfunduar mospajtimet aktuale ndërmjet protestuesve dhe qeverisë.
XS
SM
MD
LG