Ndërlidhjet

Kuvendi debaton serish gjendjen në UP


Ilustrim
Ilustrim
Deputetët e Kuvendit sot do të vendosin për rekomandimet e propozuara nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas një debatit disa orësh që u zhvillua dje, rreth gjendjes së krijuar në Universitetin e Prishtinës “ Hasan Prishtina”.

Sipas njoftimit në faqën zyrtare të Kuvendit të Kosovës, kjo çështje është futur si pikë e dytë e rendit të ditës.

Në Kuvendin e Kosovës dje nuk është mbajtur votimi për rekomantimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës të mbështetura edhe nga dy partitë e tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Vetëvendosje.

Pasi nuk u pranua kërkesa për një konsultë 15 minutëshe, e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, deputetët e kësaj partie dhe ata të Aleancës për Kosovën e Re, u larguan nga salla.

Në rekomandimet e LDK-së përfshihej edhe ajo që rektori i Universitetit “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi, dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, të paraqesin dorëheqje, në mënyrë që t’i shërbehet procesit të normalizimit të gjendjes.
XS
SM
MD
LG