Ndërlidhjet

Qeveria siriane merr pjesë në bisedimet e Gjenevës


Ilustrim
Ilustrim
Një zyrtar i lartë sirian, ka konfirmuar se qeveria do të marrë pjesë në një raund të dytë të bisedimeve për paqe me përfaqësues të opozitës.

Televizioni sirian shtetërore, citon sot zëvendësministrin e jashtëm Faisal Mekdad të ketë thënë se “një delegacion i qeverisë planifikuar që të jetë i pranishëm në negociatat që pritet të fillojnë të hënën në Gjenevë.

Përfaqësuesit e opozitës, kanë konfirmuar tashmë se ata do të marrin pjesë në bisedime.

Raundi i parë i bisedimeve të mbështetura nga OKB-ja, përfundoi me 31 janar, por pa ndonjë rezultat.

Megjithatë, një ditë me parë u tha se qeveria kishte arritur një marrëveshje me OKB-në,
për të lejuar civilët të largohen nga pjesa Homs, vend ky që është i rrethuar nga forcat qeveritare.

Po ashtu marrëveshej, parasheh që të lejohen edhe ndihmat humanitare nga OKB-ja.

Nga lufta në ketë vend, thuhet të kenë vdekur më shumë se 130, mijë persona.
XS
SM
MD
LG