Ndërlidhjet

Bombë nën një urë në Kajro, plagosen 4 policë


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën katër oficer të policisë janë lënduar në Kajro të premten, nga shpërthimi i një bombe të vendosur nën një urë.

Sulmi besohet se kishte për cak një postbllok policor i cili ishte vendosur aty për të vëzhguar protestën e mbështetësve të presidentit të përmbysur egjiptian, Muhammad Morsi.

Forcat e sigurisë në Egjipt, kanë qenë cak i shpeshtë i sulmeve të tilla, ku dhjeta prej tyre kanë vdekur dhe po aq janë lënduar, prej se Morsi u largua pa dëshirë nga posti.

Qe nga korriku i vitit të kaluar, mbi 1,000 protestuar pro dhe kundër Morsit janë vrarë.

Gjatë muajit janar, një valë e shpërthimeve kundër forcave të rendit, kanë vrarë 24 oficerë të policisë.
XS
SM
MD
LG