Ndërlidhjet

Bosnjë: Protestat kundër gjendjes ekonomike

Në Bosnjë e Hercegovinë situata është përshkallëzuar ditët e fundit nga një protestë në qytetin Tuzlla. Gjatë ditës së premte, në këtë qytet është thënë se janë mbyllur edhe institucionet shkollore. Protesta ka nisur nga një grup qytetarësh, punëtorë të kompanive të privatizuara. Protestës ndërkohë u janë bashkuar edhe qytetarët që kundërshtojnë gjendjen aktuale sociale dhe ekonomike, për të cilën gjendje fajësojnë autoritetet udhëheqëse. Të premtën protesta ka marrë hov edhe në Sarajevë.

XS
SM
MD
LG