Ndërlidhjet

Gjeorgji - Grevë masive urie në burgje


Gjeorgji - Familjarët e të burgosurve në grevë, të mbledhur para burgut në pritje të një takimi me administratën e burgut Geguti (Ilustrim)

Gjeorgji - Familjarët e të burgosurve në grevë, të mbledhur para burgut në pritje të një takimi me administratën e burgut Geguti (Ilustrim)

Rreth 1,000 të burgosur kanë hyrë në grevë urie në pjesën perëndimore të Gjeorgjisë, për të protestuar kundër asaj që e quajnë, si kushte abuzive të burgut.

Ministri i ngarkuar me institucionet korrektuese, Sozar Subari, ka thënë se greva e urisë, e cila nisi të premten, është nxitur nga bosët kriminal në burgun e Geguti, që gjendet në afërsi të Kutaisi.

Subaru i ka thënë medieve se është informuar rreth përgatitjeve për grevën e urisë, dhe se ka folur me ombuspersonin gjeorgjian, Ucha Nanuashvili rreth kësaj çështjeje.

Sipas tij, reformat e fundit, kanë prekur privilegjet specialt që i akordoheshin shpesh mafiozëve të tillë në burgje.

Ai ka shtuar se të burgosurit po mundohen që të zhbëjnë reformat, duke organizuar forma të tilla të protestës.

Qindra familjarë të të burgosurve në grevë, janë mbledhur para burgut Geguti të premten, duke kërkuar që të takohen me administratën e qendrës korrektuese.
XS
SM
MD
LG