Ndërlidhjet

Nga nafta me vlerë të tejkaluar sulfuri, mbyllen 43 shkolla në Prishtinë


Prishtinë
Prishtinë
Komuna e Prishtinës ka marrë vendim përmes drejtorisë komunale të arsimit të mbyllë 43 institucione shkollore, dy prej tyre parashkollore, nën dyshimet se vlera e sulfurit të gjetur në ngrohëset e këtyre institucioneve tejkalon vlerën e lejuar.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Adonis Tahiri, ushtrues detyre i zëdhënësit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Ai ka shtuar se nuk dihet ende nëse sulfuri është mbledhur në vlerë më të lartë për shkak të rezervoarëve të vjetëruar apo nëse ai gjendet në atë vlerë në naftën me të cilën furnizohen shkollat.

“Kanë ardhur rezultatet për nivelin e sulfurit nëpër shkolla, prej tri mostrave që i kemi marrë në tri prej tyre dhe ato janë alarmante, po flasim për rezultate ku vlera e sulfurit e kalon 600 % nivelin e lejuar”, ka thënë zoti Tahiri.

Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, thonë se nuk ka vend për panikë…

“Nuk ka vend për panik, ne kemi marrë informacione se drejtoria komunale e Prishtinës i ka mbyllur shkollat, jo Ministria. Inspektorët tanë janë në terren, dhe sot gjatë ditës presim një raport të detajuar për të na e treguar gjendjen”, tha Arbër Morina, këshilltar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
XS
SM
MD
LG